Përshkrim
MP3 për makinë X8
Karakteristikat:
- Ky MP3 mundëson karikimin e pajisjeve tuaja elektronike.
- Përdor teknologjinë e Bluetooth 2.1 + EDR class 2, për lidhje me telefonin tuaj.
- Lidhet automatikisht sapo pajisja të ndizet.
- Distanca efektive 5m.
- Mundëson dëgjimin e muzikës tuaj të preferuar në radio, gjithashtu ky MP3 ka mikrofon të integruar i cili mundëson bërjen dhe marrjen e telefonatave pa prekur telefonin.
- 2 porta USB, 1 për karikim të shpejtë 2.1A dhe 1 për dëgjimin e muzikës.
- Mundëson dëgjimin e muzikës edhe nga kartë memoria, micro SD.
- Voltazhi i suportuar kur karikon telefonin input 12-26V.
- Output 5V, 2.1A.
Përshkrimi:
Mundëson karikimin e pajisjeve tuaja elektronike: Përfshin një portë USB për të karikuar pajisjet tuaja elektronike në makinën tuaj, duke ju ofruar një zgjidhje të përshtatshme për karikim gjatë udhëtimit.
Përdor teknologjinë e Bluetooth 2.1 + EDR class 2: Për lidhje pa tel me telefonin tuaj, duke ju mundësuar të transmetoni muzikën tuaj dhe të kryeni telefonata pa nevojë për kabëll.
Lidhet automatikisht sapo pajisja të ndizet: Kur ndizni makinën tuaj, MP3 lidhet automatikisht, duke e bërë të përshtatshme për përdorim të menjëhershëm.
Mundëson dëgjimin e muzikës në radio dhe mikrofon të integruar: Ju lejon të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar në radio dhe të kryeni telefonata duke përdorur mikrofonin e integruar, pa prekur telefonin tuaj.
2 porta USB: Përfshin dy porta USB, një për karikim të shpejtë 2.1A dhe një për dëgjimin e muzikës, duke ju ofruar fleksibilitet në përdorimin e shumë pajisjeve njëkohësisht.
Mundëson dëgjimin e muzikës edhe nga kartë memoria micro SD: Përfshin një slot për kartë memorie micro SD, duke ju lejuar të dëgjoni muzikën tuaj edhe nga një burim i jashtëm, siç është karta SD.
Përdorimi:
- Ndizni makinën tuaj.
- Vendosni MP3 në portën e cigares.
- Në ekranin e MP3 do tju shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj.
- Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
- Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
- Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
- Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
- Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
- Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3.
- Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
- Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
- MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
- Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.
Nuk ka ende komente.