Përshkrim
Film për veshjen e xhamave të makinës (50cmx15m) BK15
Përshkrimi:
Seti: Ky film vjen me një set të plotë që përfshin spatul montimi dhe një brisk për prerjen e tepricës së qeses. Këto mjete ndihmojnë për të realizuar një instalim të lehtë dhe të saktë, duke e bërë procesin të thjeshtë dhe pa stres, edhe për ata që nuk kanë përvojë në instalimin e filmeve.
Privatësi dhe Rehati: Filmi është projektuar për të rritur nivelin e privatësisë duke bllokuar pamjet nga jashtë. Ndihmon në uljen e nxehtësisë brenda gjatë ditëve të nxehta të verës, duke e bërë qëndrimin tuaj më të këndshëm dhe duke reduktuar nevojën për përdorimin e klimës.
Mbrojtje e Interiorit: Një nga përfitimet kryesore të këtij filmi është mbrojtja e interiorit të makinës. Ai parandalon rrezet e dëmshme UV dhe zbehjen e materialeve brenda, duke ruajtur ngjyrat dhe cilësinë e tyre për një kohë më të gjatë. Kjo ndihmon gjithashtu në mbajtjen e një temperature të rehatshme në kabinën e makinës.
Përdorimi: Ky film është i përshtatshëm për një gamë të gjerë përdorimesh, përfshirë xhamat e makinave, xhamat e biznesit dhe shtëpive. Me përmasa prej 50 cm x 15 m, ai ofron fleksibilitet në aplikim, duke u përshtatur lehtësisht për nevojat tuaja. Shkalla e bllokimit të rrezeve UV arrin deri në 75%, duke siguruar mbrojtje maksimale nga dëmtimi i rrezatimit diellor.
Instalimi:
- Pastroni xhamat e makinës me solucion pastrimi.
- Matni përmasat e xhamit dhe filmit errësues.
- Prisni në përmasat e duhura filmin errësues
- Aplikoni ujë me sapun në xham dhe në qesen errësuese.
- Ngjitja bëhet në mënyrë të njëtrajtshme, por për të eleminuar bulëzat e ajrit duhet të aplikoni pak forcë spatulën që ndodhet në paketim (që të hiqni bulzat e ajrit).
- Vendosja e qese ose filmit sugjerohet të bëhet nga brenda, por mund ta instaloni dhe nga ana e jashtme e xhamit.
Paketimi përmban:
- Filmin për veshjen e xhamave.
- Prerëse për filmin.
- Spatulën e gomes.
Nuk ka ende komente.