Përshkrim
Dashboard Elektronik për Volkswagen Passat CC (2014)
Përshkrimi:
Multifunksional: Ekrani, përveç funksionaliteteve bazë të panelit origjinal, integron edhe funksionalitete të tjera të makinës tuaj.
Këtu mund të përfshijmë sisteme të sigurisë së makinës, detajet e lidhjes me telefon, shfaqjen e problematikave, etj.
Opsione të sigurisë shfaqen në ekran. Opsione si: Park Assist – Presioni i Gomave – ABS etj.
I personalizueshëm: Monitori i Dashboard-it mundëson lehtësi në personalizimin e shfaqjes së informacionit.
Sipas nevojës tuaj ju mund të shfaqni informacione si: Shpejtësi lëvizje, shpejtësi motorike (rpm), nivel karburanti,
drejtim GPS-i, Temperaturë, etj.
Modalitete të ndryshme të shfaqjes së informacioneve (shpejtësisë – konsumit – etj.)
Ngjyra të ndryshueshme të panelit, direkt në menu (në varësi të dëshirë tuaj).
Modul Wireless: Paneli është i pajisur me modul wireless.
Moduli lidhet me ekranin me anë të fishës HDMI.
Mundëson screen mirroring të telefonit tuaj në ekranin e kroskotit.
Lidhje në mënyrë automatike, pas lidhjes së parë.
Shfaqni video apo hartën (për të marrë drejtime në mënyrë direkte pa u hutuar.
Ekran LCD: Paneli i kilometrazhit përdor ekran LCD (Liquid Crystal Display) për të mundësuar
shfaqjen e informacionit të makinës tuaj në mënyrë të qartë dhe të detajuar.
Paneli i kilometrazhit është i përshtatshëm për VW Passat CC (2014).
Ekran me përmasa 12.3 inç. Kualitet 1920x720p.
Kontrast i vetë rregullueshëm, për të mos ju vrarë sytë gjatë natës.
Dizajn ergonomik – lehtësi instalimi: Dashbordi elektronik ka dizajn ergonomik, me formë identike me panelin origjinal.
Aksesor i përshtatshëm për Volkswagen Passat CC (2014)
Dukeqenë se paneli ka pamje të njëjtë me kilometrazhin origjinal, instalimi është i lehtë.
Mjafton të hiqni të vjetrin dhe të vendosni të riun. Nuk ka nevojë për ndërhyrje elektrike (Fisha: Plug & Play).
Sugjerohet instalim nga një elektroauto.


















Nuk ka ende komente.