Përshkrim
Dashboard Elektronik për BMW Seria 5, Seria 7 & X3, X4, X5, X6 (F10, F02, F07, F15, F16, F25, F26)
Përshkrimi:
Ekran Digjital: Paneli i kilometrazhit përdor ekran LCD (Liquid Crystal Display) për të mundësuar
shfaqjen e informacionit të makinës tuaj në mënyrë të qartë dhe të detajuar.
Ekrani digjital i kilometrazhit është i përshtatshëm për BMW Seria 5, Seria 7 & X3, X4, X5, X6
(F10, F02, F07, F15, F16, F25, F26).
Ekran me përmasa 12.3 inç. Kualitet 1920x720p.
Kontrast i vetë rregullueshëm, për të mos ju vrarë sytë gjatë natës.
I personalizueshëm: Monitori i Dashboard-it mundëson lehtësi në personalizimin e shfaqjes së informacionit.
Sipas nevojës tuaj ju mund të shfaqni informacione si: Shpejtësi lëvizje, shpejtësi motorike (rpm), nivel karburanti,
drejtim GPS-i, Temperaturë, etj.
Ngjyra të ndryshueshme të panelit direkt në menu (në varësi të dëshirë tuaj).
Multifunksional: Ekrani, përveç funksionaliteteve bazë të kilometrazhit integron edhe funksionalitete të tjera të makinës tuaj.
Këtu mund të përfshijmë sisteme të sigurisë së makinës, detajet e lidhjes me telefon, etj.
Opsione të sigurisë shfaqen në ekran. Opsione si:
Cruiser Control – Lane Departure Alert – Presioni i Gomave, etj.
Dizajn ergonomik – lehtësi instalimi: Dashboardi Elektronik ka dizajn ergonomik, me formë identike me panelin origjinal.
Aksesor i përshtatshëm për BMW Seria 5 (2010-2017), Seria 7 (2008-2015),
X3 (2010-2017), X4 (2014-2018), X5 (2014-2018), X6 (2007 – ).
Dukeqenë se paneli ka pamje të njëjtë me origjinalin instalimi është i lehtë.
Mjafton të hiqni të vjetrin dhe të vendosni të riun. Nuk ka nevojë për ndryshim fishash (Plug & Play).
Sugjerohet instalim nga një elektroauto.
Nuk ka ende komente.