Përshkrim
Motorr elektrik City Coco
Përshkrimi:
Motorr Elektrik City Coco: Aksesor i përshtatshëm për qarkullim brenda në qytet në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë.
Lehtësisht i kontrollueshëm, kurseni kohë, para dhe energji.
Motorri City Coco, është i pajisur me 2 bateri të rikarikueshme.
Komod & i sigurt: Motorri është i pajisur me sistem amortizimi në secilën gomë.
Sistemi i frenimit diskofren në secilën gomë, ju ofron siguri të shtuar lëvizjeje.
Dy sendile, për transportim të dy personave njëkohësisht.
Ju mundëson komoditet të shtuar në ecje edhe në rrugë me gropa.
Bateri e rikarikueshme: Motorri është i pajisur me 2 bateri të rikarikueshme me kapacitet 12Ah, 60V.
Me një karikim të plotë, ju mund të përshkroni distancë deri në 45 kilometra.
(Në varësi të peshës dhe terrenit ku lëvizni.)
Bateritë mund ti përdorni të dyja bashkë ose veçmas. Karikohen plotësisht për rreth 6 orë.
Elektromotorr 2000W: Motorri është i pajisur me elektromotorr të fuqishëm prej 2000 watt.
Mundëson shpejtësi lëvizje deri në 40 kmph (në varësi të peshës dhe terrenit).
Motorri është i pajisur me tre marshe elektronik, lehtësisht të përzgjedhshëm.
Ekran LCD & Drita LED: Ekran LCD ku jepet informacioni i nevojshëm, si: shpejtësia aktuale, niveli i baterisë, modaliteti i ecjes (marshet), dritat e aktivizuara, odometër, distanca e përshkruar, etj.
Drita LED për dallueshmëri në kushte errësire. Sinjalet e motorrit kanë lëvizje dinamike.
Nuk ka ende komente.