Përshkrim
Bravë dere inteligjente e pajisur me kamera
Karakteristikat:
- E pajisur me siguri të shtuar për ju dhe familjarët tuaj.
- Lehtësisht e montueshme.
- Brava gjithashtu është e pajisur me kamera, me anë të së cilës ju mund të shikoni se kush është pa e hapur derën.
- Suporton kartë-memorie për ruajtje të fotografive të bëra të personave që i bien ziles apo tentojnë të futen brenda.
- Kur kodi futet gabim apo brava hapet me forcë, brava lëshon alarm.
- Sistemi i sigurisë së derës, fuqizohet nga 1 bateri e rikarikueshme.
- Bateria ka kapacitet 4200mAh.
- Voltazh 7.4V.
- Sugjerohet montim nga brava-ndreqës dhe konfigurim nga ana juaj.
- E rikarikueshme me anë të fishës micro-USB, me voltazh 5V/2A në të dyja anët e derës, nga jashtë në raste emergjente dhe nga brenda për efikasitet përdorimi.
Mënyra e hapjes së bravës së derës:
- Me anë të shenjës së gishtit;
- Kodit PIN; (Pini është lehtësisht i vendosshëm nga ana juaj)
- Kartës çip;
- Manualisht me çelës.
Paketimi përmban:
- Bravën inteligjente.
- Vidat e instalimit.
- Bravën dhe çelësat përkatës.
- Dy çipa për hapjen e derës (pas konfigurimit).
Konfigurimi bazik:
- Ndizni bravën.
- Për tu futur në menunë e pajisjes, në panel duhet të klikoni: * më pas #.
- Do tiu kërkohet kodi i cili është 1-6 (Default nga fabrika).
- Pasi të vendosni kodin klikoni #.
- Sistemi do tju komunikojë opsionet e mundshme.
- Opsioni nr.1: Admin.
- Klikoni numrin 1, në panel.
- Add Administrator (Shtim administratorësh)
- Pajisja do tiu komunikojë me zë gatishmërinë për mënyrën e shtimit të administratorit të bravës.
- Administratorin mund ta shtoni me anë të shenjës së gishtit, kodit PIN ose me anë të çip-it.
- Pajisja do tiu komunikojë konfirmimin dhe rendin e administratorit të shtuar.
- Nëse nuk doni të shtoni më administratorë, klikoni * për tu kthyer pas në menu-në e konfigurimit.
- Administratori ka akses në menunë për ri-konfigurim. (nuk përdoret më kodi 1-6 për akses në menu.)
- Në panel klikoni * më pas #.
- Logohuni me anë të mënyrës së identifikimit të administratorit të ri.
- Opsioni 2: Shtim përdoruesish.
- Në panel klikoni numrin 2.
- Përdoruesin mund ta shtoni me anë të shenjës së gishtit, kodit apo çipit.
- *Sugjerohet shtim me kod PIN..
- Pasi të shtoni përdoruesin me një nga mënyrat e identifikimit, pajisja do tiu komunikojë rendin (P.SH Përdorues 001).
Nuk ka ende komente.