Përshkrim
Bravë dere inteligjente
Karakteristikat:
- Mundëson siguri të shtuar për ju dhe familjarët tuaj.
- Mundëson hapjen e derës me anë të 3 mënyrave: me anë të shenjës së gishtit, çipit të kartës dhe kodit PIN.
- Lehtësisht e montueshme.
- Sugjerojmë montim nga bravëndreqës më pas konfigurimi i bravës të bëhet nga vetë ju.
- Kur kodi futet gabim apo shenja e gishtit nuk njihet nga sistemi, brava lëshon alarm.
- Sistemi i bravës bllokohet për 90sekonda kur ka 5 tentativa të gabuara për ta hapur.
- Sistemi i sigurisë së derës, fuqizohet nga 4 bateri të zëvendësueshme.
- Kur bateritë kanë rënë, brava ka portë fuqizimi micro-USB të jashtme.
Konfigurimi bazik:
- Ndizni bravën.
- Për tu futur në menunë e pajisjes, në panel duhet të klikoni: * më pas #.
- Do tiu kërkohet kodi i cili është 1-6 (Default nga fabrika).
- Pasi të vendosni kodin klikoni #.
- Sistemi do tju komunikojë opsionet e mundshme.
- Opsioni nr.1: Admin.
- Klikoni numrin 1, në panel.
- Add Administrator (Shtim administratorësh)
- Pajisja do tiu komunikojë me zë gatishmërinë për mënyrën e shtimit të administratorit të bravës.
- Administratorin mund ta shtoni me anë të shenjës së gishtit, kodit PIN ose me anë të çip-it.
- Pajisja do tiu komunikojë konfirmimin dhe rendin e administratorit të shtuar.
- Nëse nuk doni të shtoni më administratorë, klikoni * për tu kthyer pas në menu-në e konfigurimit.
- Administratori ka akses në menunë për ri-konfigurim. (nuk përdoret më kodi 1-6 për akses në menu.)
- Në panel klikoni * më pas #.
- Logohuni me anë të mënyrës së identifikimit të administratorit të ri.
- Opsioni 2: Shtim përdoruesish.
- Në panel klikoni numrin 2.
- Përdoruesin mund ta shtoni me anë të shenjës së gishtit, kodit apo çipit.
- *Sugjerohet shtim me kod PIN.
- Pasi të shtoni përdoruesin me një nga mënyrat e identifikimit, pajisja do tiu komunikojë rendin (P.SH Përdorues 001).
Nuk ka ende komente.