Përshkrim
(5n1) Grup dushi me panel LCD & termostat
Përshkrimi:
Grup Dushi: Aksesor i përshtatshëm për përdorim në ambiente shtëpiake dhe ambiente komerciale.
Modernizoni tualetin tuaj, duke i shtuar vlerën biznesit apo shtëpisë tuaj.
Grupi i dushit mundëson dalje uji në 4 mënyra të ndryshme – lehtësisht të përzgjedhshme.
Termostat & Panel LCD: Një nga veçoritë dalluese të këtij grupi dushi është prania e termostatit.
Termostati mundëson tregimin e temperaturës aktuale të ujit në panelin LCD.
Paneli LCD mundëson shfaqjen e nivelit të temperaturës dhe kohën e përdorimit të ujit.
Përzgjedhja e temperaturës së ujit (të ftohtë apo të ngrohtë) varet nga rubineti.
Shirit LED: Shiriti është i integruar, mundëson dekorim ambiental në tualetin tuaj.
Ndizet në mënyrë automatike sapo të hapni ujin (të ngrohtë ose të ftohtë).
4 dalje të ndryshme uji: Grupi i dushit është i pajisur me 4 tasta për përzgjedhjen e daljes së ujit.
Shataf, kokë dushi e vogël, kokë dushi e madhe (drejtkëndore) dhe Rubinet i thjeshtë.
Secila nga daljet e ujit është lehtësisht e përzgjedhshme.
Përzgjedhja e temperaturës mundësohet në mënyrë të lehtë.
Material rezistent – përdorim i gjerë: Grupi i dushit është i ndërtuar me material rezistent aliazh bakri & aliazh alumini.
Tubat e kokës së madhe të dushit shërbejnë si stativ për kokën e vogël (të cilët janë të ndërtuar me material rezistent aliazh alumin).
Tubi i kokës së vogël së dushit & shatafit janë të ndërtuar me material rezistnet silikon.
Koka e madhe e dushit është aksesor i përshtatshëm për larjen e flokëve në mënyrë delikate me shpërndarje të njëtrajtshme. Ndërsa, koka e vogël është e përshtatshme për larjen normale të të gjithë trupit.
Instalim i thjeshtë: Grupi i dushit është lehtësisht i instalueshëm nga vetë ju (kjo gjë bëhet në rriskun tuaj).
Instalimi sugjerohet të bëhet nga një hidraulik me eksperiencë për efikasitet, siguri dhe komoditet.
Nuk ka ende komente.