MP3 për makinë me Bluetooth x8 - Buzi Store

MP3 me Bluetooth per Makine X8

SKU:
672852549145
500L

Përshkrimi i Produktit

MP3 për makinë

Karakteristikat:

  • Mundëson dëgjimin e këngëve tuaja të preferuara me anë të Bluetooth.
  • Portë USB për karikim dhe për dëgjim muzike, portë AUX, vend për kartë memorie micro-SD.
  • Lidhet automatikisht me telefonin tuaj, sapo pajisja të ndizet.
  • Versioni i Bluetooth V2.1 + EDR Class 2
  • Frekuenca 2.402 - 2.480 GHz.
  • Voltazhi i punës 5V.
  • Distancë efektive 5metër.
  • Mundëson karikim output 5V.
  • Karikim input 12-26V.

Përdorimi:

  • Ndizni makinën tuaj.
  • Vendosni MP3 në portën e cigares.
  • Në ekranin e MP3 do tju  shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj. 
  • Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
  • Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
  • Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
  • Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
  • Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
  • Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3. 
  • Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
  • Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
  • MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
  • Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.