mp3 per makine Mp3 multifunksional per makina x10 Buzi Store

MP3 me Bluetooth per Makine X10

SKU:
00008510
600L

Përshkrimi i Produktit

MP3 për makinë X10

Karakteristikat:

  • Mundësi lidhjeje me telefonin tuaj me anë të Blutetooth V5.0.
  • Mikrofon I integruar që ofron mundësinë e thirrjeve nëpërmjet MP3.
  • 2 porta USB për karikimin e pajisjeve tuaja elektronike.
  • Funksionon gjithashtu edhe me AUX, portë USB, kartë memorie.
  • Distanca e transmetimit 10m.
  • Voltazhi në hyrje: 12-24V.
  • Voltazhi në dalje: 5V.

Përdorimi:

  • Ndizni makinën tuaj.
  • Vendosni MP3 në portën e cigares.
  • Në ekranin e MP3 do tju  shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj. 
  • Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
  • Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
  • Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
  • Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
  • Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
  • Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3. 
  • Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
  • Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
  • MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
  • Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.