MP3 me Bluetooth për makinë M6 Buzi Store

MP3 me Bluetooth per Makine M6

SKU:
D225131291
600L

Përshkrimi i Produktit

MP3 me Bluetooth për makinë

Karakteristikat:

  • Mundëson dëgjimin e këngëve tuaja të preferuara nga telefoni në makinë.
  • Përveç Bluetooth, MP3 mundëson dëgjimin e këngëve me anë të fishës AUX, kartës së memories dhe me anë të USB (porta USB, mundëson gjithashtu edhe karikim 5V-1A). 
  • MP3 ju shfaq voltazhin aktual të baterisë së makinës tuaj.
  • Bluetooth V5.0, i cili mundëson lidhje deri në 10 metra distancë.
  • Mund të kryeni telefonata me anë të mikrofonit të integruar.
  • Telefoni lidhet automatikisht sapo pajisja të ndizet.

Përdorimi:

  • Ndizni makinën tuaj.
  • Vendosni MP3 në portën e cigares.
  • Në ekranin e MP3 do tju  shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj. 
  • Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
  • Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
  • Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
  • Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
  • Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
  • Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3. 
  • Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
  • Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
  • MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
  • Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.