MP3 me Bluetooth per makine M18 Buzi Store

MP3 me Bluetooth per Makine M18

SKU:
V221681156
900L

Përshkrimi i Produktit

MP3 me Bluetooth për makinë

Karakteristikat:

  • Mundëson dëgjimin e këngëve tuaja të preferuara nga telefoni në makinë.
  • Ky MP3, mundëson karikimin e pajisjeve tuaja elektronike si: telefoni, GPS apo pajisje të tjera të nevojshme për përdorim në makinë.
  • Përveç Bluetooth, funksionon edhe me anë të fishës AUX, kartës së memories dhe me anë të USB.
  • 3 porta USB, të cilat mundësojnë gjithashtu edhe fast charging, 5V-2.1A.
  • MP3 ju shfaq voltazhin aktual të baterisë së makinës tuaj.
  • Mikrofon I integruar, kryeni thirrje nëpërmjet MP3.
  • Versioni i Bluetooth 5.0.
  • Funksionon në distancë deri në 10 metra.
  • Frekuencat 20Hz-20KHz.
  • Voltazhi 10V-24V.
  • Ndjeshmëria-92dbm.
  • Telefoni lidhet automatikisht sapo pajisja të ndizet.

Përdorimi:

  • Ndizni makinën tuaj.
  • Vendosni MP3 në portën e cigares.
  • Në ekranin e MP3 do tju  shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj. 
  • Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
  • Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
  • Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
  • Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
  • Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
  • Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3. 
  • Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
  • Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
  • MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
  • Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.

Video