mp3 me bluetooth per makine T10 mp3 player Buzi Store

T10 MP3 Player

SKU:
00005941
800L

Përshkrimi i Produktit

MP3 me Bluetooth për makinë.

Karakteristikat:

  • Lehtësisht e përdorshme.
  • Dëgjoni këngët tuaja të preferuara nga telefoni në makinë.
  • Mundëson karikimin e pajisjeve tuaja elektronike.
  • Përveç Bluetooth, MP3 mundëson dëgjimin e këngëve me anë të fishës AUX, USB, dhe me anë të kartës së memories.
  • 1 portë USB, e cilat mundëson fast charging, 5V-2.1A.
  • Mundëson marrje dhe bërje telefonatash me anë të mikrofonit të integruar.
  • Versioni i Bluetooth 5.0.
  • Funksionon në distancë deri në 10 metra.
  • Frekuenca: 20Hz-20KHz.
  • Voltazhi: 10V-24V.

Përdorimi:

  • Ndizni makinën tuaj.
  • Vendosni MP3 në portën e cigares.
  • Në ekranin e MP3 do tju  shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj. 
  • Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
  • Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
  • Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
  • Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
  • Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
  • Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3. 
  • Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
  • Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
  • MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
  • Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.