Përshkrimi i Produktit
Zile dere smart M6
Karakteristikat:
- Lehtësisht e përdorshme.
- E përshtatshme për përdorim shtëpiak.
- Zilja është e pajisur me kamera HD.
- Lidhet me telefonin tuaj me anë të Wi-Fi 2.4GHz.
- Sapo të shtypet butoni i ziles, ju vjen njoftim në telefon dhe aparati fotografon.
- Dalje Audio e dyanëshme për sigurinë tuaj.
- Night Vision për regjistrim të qartë edhe natën.
- Njoftim në aplikacionin e telefonit tuaj.
- Bateri e rikarikueshme me jetëgjatësi të madhe.
Konfigurimi:
- Download-oni aplikacionin e kameras (Kement).
- Regjistrohuni në aplikacion me adresën tuaj të emailit.
- Konfirmoni adresën e emailit.
- Logohuni në aplikacion.
- Klikoni mbi Add Device (+).
- Selektoni modelin e kameras.
- Vendosni kodin e wirelessit të ambientit me të cilin do të lidhet kamera.
- Mbani shtypur butonin e ziles derisa pajisja tju sinjalizojë gatishmërinë për konfigurim.
- Në aplikacion do tju shfaqet një kod QR, të cilin duhet ta skanojë kamera.
- Pasi kamera ta skanojë, konfigurimi do të fillojë automatikisht.
- Pasi të kontrolloni që çdo gjë është në rregull me aplikacionin, mund të filloni konfigurimin e ziles së brendshme.
- Vendoseni zilen e brendshme në një fuqizues USB 5V.
- Mbani të shtypur butonin ziles së brendshme derisa drita LED të pulsojë.
- Kur drita LED fillon dhe pulson, shtypni butonin e ziles së jashtme (kameras).
- Zilja do të tingullojë në të dy pajisjet njëkohësisht.
- (Zilja e brendshme nuk ka konfigurim volumi).