Llamba 12v Frexha t10-509-pvc Buzi Store

Frexha LED T-10 PVC.

SKU:
00004105
150L

Përshkrimi i Produktit

Frexha LED

Karakteristikat:

  • Çip LED.
  • Model T10 & W5W, i përshtatshëm për modele të ndryshme makinash.
  • Voltazhi: 12V.
  • Fuqia: 1.95W.
  • Temperatura e ngjyrës së bardhë: 6000K.
  • Lehtësisht të instalueshme.
  • Dritat lëshojnë nxehtësi të ulët, konsum i ulët energjie.
  • Dizajn me 24 drita LED, të cilat kanë jetëgjatësi të madhe pune.

Instalimi:

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Merrni materialet që mund të ju nevojiten, (Doreza, Pinca, Llambat T10)
  • Përzgjidhni se ku doni të zëvendësoni Frexhën.
  • Brenda në kabinë, mund të ju nevojitet të hiqni pjesë plastike për të aksesuar llambën halogjene.
  • Për dritat e jashtme (Frexha Targe apo Pozicioni) mund të ju nevojitet të hiqni vida ose kapse plastike.
  • Për të hequr llambën halogjene nga foleja, mund të ju duhet të rrotullisni apo të tërhiqni llambën nga foleja.
  • Në rastin kur llamba nuk del me anë të rrotullimit apo tërheqjes mund të përdorni (me kujdes) pinca.
  • Vendosni llambën LED.
  • Instalojeni dhe sigurohuni që të jetë e vendosur siç duhet në vendin e saj.
  • Llambat LED T10 janë të ndërtuara për tu instaluar në mënyrë direkte pa nevojë modifikimi. 
  • Testoni llambën LED përpara se të ri-instaloni sendet që hoqët gjatë proçesit të montimit. 
  • Për dritat e brendshme, sigurohuni që të vendosni pjesët plastike në vendin e tyre.
  • Për dritat e jashtme, sigurohuni që të montoni vidat apo kapset në vendin e tyre. 
  • NQS, jeni duke zëvendësuar llamba të ndryshme përsërisni hapat për secilën llambë. 
  • Disa modele llambash janë me ndjeshmëri polare (+ -), në rast mos-funksionimi ndryshoni kahun e llambës.

Video