Llamba 12v Frexha Targe dhe Kabine 31,36,39,41MM Buzi Store

Frexha Targe dhe Kabine

SKU:
00003898
100L

Përshkrimi i Produktit

Frexha LED C5W

Karakteristikat:

  • Dritat ofrojnë ndriçim të fuqishëm LED.
  • Të përshtatshme për të zëvendësuar dritat e targave apo dritat e kabinës.
  • Përmasat të ndryshme: 31mm, 36mm, 39mm dhe 41mm.
  • Frexhat janë Canbus, nuk shfaqin errore. 
  • Fuqia: 2.57W.
  • Këshillohet të shikoni modelin e suportuar të dritave dhe madhësinë e tyre.

Instalimi:

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Merrni materialet që mund të ju nevojiten, (Doreza, Pinca, Llambat C5W)
  • Përzgjidhni se ku doni të zëvendësoni Frexhën.
  • Brenda në kabinë, mund të ju nevojitet të hiqni pjesë plastike për të aksesuar llambën halogjene.
  • Për zëvendësimin e Frexhave të Targës, mund të ju nevojitet të hiqni vida ose kapse plastike.
  • Për të hequr llambën halogjene nga foleja, mund të ju duhet të rrotullisni apo të tërhiqni llambën nga foleja.
  • Disa llamba kanë sustë ose mbajtëse e cila e mban llambën e fiksuar.
  • Vendosni llambën LED.
  • Instalojeni dhe sigurohuni që të jetë e vendosur siç duhet në vendin e saj.
  • Frexhat LED C5W janë të ndërtuara për tu instaluar në mënyrë direkte pa nevojë modifikimi. 
  • Testoni llambën LED përpara se të ri-instaloni sendet që hoqët gjatë proçesit të montimit. 
  • Për dritat e brendshme, sigurohuni që të vendosni pjesët plastike në vendin e tyre.
  • Për frexhat e targës, sigurohuni që të montoni vidat apo kapset në vendin e tyre.
  • NQS, jeni duke zëvendësuar llamba të ndryshme përsërisni hapat për secilën llambë. 

Në rast se ndiheni të pa sigurtë apo keni vështirësi në instalim, sugjerohet të shkoni në një teknik për të mundësuar instalimin.