Arome Freskuese Flamingo (Molle) F011A - Buzi Store

Arome Freskuese Flamingo (Molle) F011A

SKU:
6959375199847
200L

Përshkrimi i Produktit

Aromë freskuese Flamingo Molle F011A

Karakteristikat:

  • Aromatizues Flamingo.
  • Model: F011A
  • Formulë deodorizuese & sterilizuese.
  • Aromatizues, me aromë molle.
  • I jep ambientit aromë të këndshme.
  • Sasia: 330ml.

Përshkrimi:

Aromatizues Ambiental: Aksesor aromatizues i përshtatshëm për përdorim në ambiente të ndryshme.
Aromë molle, e miksuar me aromë të këndshme lulesh. 
Aromatizuesin mund ta përdorni brenda në kabinën e makinës, në ambiente pune (zyrë) apo edhe ambiente shtëpie.
Sasia 330ml, e përdorshme për kohë të gjatë.

Formulë sterilizuese & deodorizuese: Aromatizuesi është i ndërtuar me formulë që mundëson deodorizimin e shpejtë
të aromës së keqe dhe tymit brenda ambienteve ku e përdorni. 
Sterilizues dhe deodorizues i fuqishëm, brenda pak sekondash përdorim. 

Përdorimi

  1. Tundeni mirë (çdo herë para përdorimit). 
  2. Spërkateni në ambientet e brendshme për disa sekonda. 
  3. Për efekt më të mirë, mbyllni dyert dhe dritaret (para spërkatjes). 
  4. Individët e ndjeshëm ndaj aromave duhet të largohen para se dhoma të mbyllet. 

Kujdes

  1. Mos e spërkatni këtë produkt drejtëpërdrejtë me sipërfaqen e bojës, kroskotin, sediljet prej lëkure dhe veshjen me ngjyrë të hapur në një distancë të afërt për të shmangur ndryshimin e ngjyrave ose cilësisë së tyre origjinale.
  2. Ruajeni produktin në një vend me hije, të freskët dhe të thatë ndërmjet 0-40°C. 
  3. Mbajeni larg nxehtësisë dhe flakës. 
  4. Ndalohet shpimi ose djegia e kanaçes. 
  5. Nëse spërkatni sytë, lajini menjëherë me ujë të rrjedhshëm dhe pastaj kërkoni kujdes mjekësor. 
  6. Në rast reagimesh serioze, kerkoni menjëherë kujdes mjekësor. 
  7. Largoni fëmijët dhe kafshët para se ta përdorni.