Fshese Elektrike me Vakum (600W)
Fshesë elektrike me vakum, modeli R.8672: Kjo fshesë me vakum e cila përdoret për punë të ndryshme në shtëpi, funksionon me energji elektrike dhe ka një dizajn portabël dhe modern. Fshesa është e përshtatshme për këto që bën vazhdimisht punët e shtëpisë, duke i lehtësuar procesin e punës, kursyer kohën dhe mundin gjatë pastrimit. Mund të përdoret për pastrimin e dyshemes, tapetit, divanit, mbulesave të divanit apo mund të përdoret edhe pastrimin e brendshëm të makinave.
Kokat dhe përmasat: Fshesa vjen me 3 koka të ndryshme ku secila përdoret për procese të veçantë dhe jo të njejta. Koka kryesore, mund të rrotullohet dhe përthyhet lehtësisht deri në 90 gradë, e cila përdoret pastrimin e dyshemesë dhe të tapetit. Ka 2 tuba që bashkohen dhe ndihmojnë që të përdorësh fshesën jo duke u përkulur shumë dhe arrin një gjatësi deri në 115 cm. 2 kokat e tjera janë për pastrimin e divaneve, apo për të pastruar nëpër cepa ku është shumë e vështirë që të pastrosh lehtësisht. Koka që është si furçë ka një gjatësi deri në 10 cm, ndërsa koka tjetër ka një gjatësi deri në 19.5 cm.
Fuqia dhe puna e fshesës: Fshesa ka fuqi 600W dhe punon me tension 220-240/50-60Hz. Forca maksimale e vakumit arrin deri në 16 kPa, ndërsa niveli i zhurmës që krijon fshesa gjatë punës është nën 80 dB. Gjithashtu fshesa vjen me një kabull për fuqizimin e saj, që është i gjatë deri në 4 m, gjatësi e mjaftueshme për të pastruar në çdo cep në shtëpi.