Aksesorë PC Doreze lojrash wireless x3 Buzi Store

Doreze Lojrash Wireless

SKU:
I227866669
1,000L

Përshkrimi i Produktit

Dorezë lojrash Wireless X3 funksionon me tableta, telefona, Smart Box, Smart TV dhe kompjuter.

Karakteristikat:

  • Voltazhi i baterisë: 3.7V.
  • Voltazhi i karikimit: DC 5V.
  • Bateri 380mAh e rikarikueshme me fishë mini USB.
  • Mundëson deri në 20 orë përdorim.
  • Përdor teknologjinë Bluetooth 2.4GHz
  • Distancë transmetimi deri në 8 metra.
  • Leva mundëson lidhje me telefonin tuaj me anë të Bluetooth, gjithashtu lidhet edhe me kompjuter. 
  • Për ta lidhur me Bluetooth me android duhet të shtypni njëkohësisht butonin Home dhe butonin X, kur lidhja është e suksesshme me telefonin tuaj ndizet drita LED numër 1. 
  • Me sistemin iOS duhet të shtypen butonat HOME dhe Y njëkohësisht, kur lidhja është e sukseshme ndizet drita LED numër 2. 
  • Leva funksionon me anë të aplikacionit ShootingPlus V3. 
  • Aplikacioni ju mundëson rregullimin e komandave. 
  • Ju duhet të shkarkoni aplikacionin ShootingPlus V3 dhe me pas të bëni një screenshot të lojës që doni të luani. 
  • Hapeni foton në aplikacionin e sapo shkarkuar dhe konfiguroni komandat sipas preferencës tuaj në pozicionin e nevojshëm. 

Paketimi përmban:

  1. Leva.
  2. Mbajtsja e telefonit.
  3. Manuali i përdorimit.
  4. Fisha e karikimit.

Konfigurimi:

PC:

  • Mbaj shtypur butonin R1 në levë
  • Vendosni fishën e fuqizimit në një nga portat USB të kompjuterit tuaj, pa lëshuar butonin R1.
  • Kompjuteri do të njohë levën  me emërtimin XBox 360 Controller for Windows.
  • Drita LED nr3 do të ndizet.
  • Pasi leva të lidhet me kompjuterin mund të përdorni kontrollet  e levës Xbox 360 normalisht.

Android: 

  • Mbaj shtypur butonin X dhe Home njëkohësisht.
  • Drita LED nr1 do të ndizet.
  • Lidhuni me levën me anë të Bluetooth, do të shfaqet pajisja me emërtimin: GamepadPlus V3.
  • Kur lidhja të jetë e sukseshme LED numër 1 do të qëndrojë i ndezur. 
  • Shkarkoni aplikacionin ShootingPlus V3 për të modifikuar kontrollet sipas nevojës tuaj.

iOS: 

  • Mbaj shtypur butonin Y dhe Home njëkohësisht.
  • Drita LED nr2 do të ndizet.
  • Lidhuni me levën me anë të Bluetooth, do të shfaqet pajisja me emërtimin: GamepadPlus V3.
  • Kur lidhja të jetë e sukseshme LED numër 2 do të qëndrojë i ndezur. 
  • Shkarkoni aplikacionin ShootingPlus V3 për të modifikuar kontrollet sipas nevojës tuaj.