MP3 per Makine me Kufje BG-14
Lidhje Bluetooth dhe përdorim praktik: Ky MP3 për makinë është i pajisur me teknologjinë Bluetooth V3.0 + EDR, duke mundësuar lidhjen e lehtë me telefonin tuaj në një distancë deri në 5 metra. Kufja e veçantë Bluetooth ju ndihmon të…
- Lehtësisht e përdorshme.
- E pajisur me teknologji Bluetooth për tu lidhur me telefonin tuaj.
- Kufje (teke) për tiu lehtësuar ecjen me makinë, gjatë bërjes së telefonatave.
- Kufja është e pajisur me bateri të rikarikueshme karikohet direkt në MP3
- MP3 lidhet me anë të frekuencave të radios me makinën tuaj.
- Mundëson dëgjim muzike me cilësi të lartë audio.
- Frekuencat e Radios: 87.5 - 108.0 MHz.
- Efikasiteti i lidhjes në distancë 5 metra.
- Teknologji Bluetooth V3.0 + EDR.
- 2 porta output USB me kapacitet maksimal 3.1A.
- Suporton kartë memorie për dëgjim muzike.
- Përmasa kompakte: 8.7x4.6x3.8cm.
MP3 për makinë me kufje BG-14
Lidhje Bluetooth dhe përdorim praktik: Ky MP3 për makinë është i pajisur me teknologjinë Bluetooth V3.0 + EDR, duke mundësuar lidhjen e lehtë me telefonin tuaj në një distancë deri në 5 metra. Kufja e veçantë Bluetooth ju ndihmon të kryeni telefonata më me lehtësi gjatë drejtimit të makinës, duke ofruar një zgjidhje praktike për komunikimin në lëvizje. Kufja përmban bateri të rikarikueshme dhe mund të karikohet direkt në MP3.
Transmetim FM për dëgjim muzike: Pajisja lidhet me radion e makinës përmes frekuencave FM, me një interval nga 87.5 deri në 108.0 MHz. Përveç telefonatave, mundëson edhe dëgjimin e muzikës me cilësi të lartë audio. Pajisja suporton kartë memorie, duke ju lejuar të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar direkt përmes sistemit audio të makinës.
Karikim dhe përmasa kompakte: MP3 është i pajisur me 2 porta USB output me kapacitet maksimal 3.1A, duke ofruar mundësi praktike për karikimin e pajisjeve elektronike gjatë udhëtimit. Përmasat kompakte prej 87 × 46 × 38mm e bëjnë të përshtatshëm për përdorim në makinë, pa zënë shumë hapësirë dhe duke e bërë të lehtë për t’u përdorur në përditshmëri.
Përdorimi:
- Ndizni makinën tuaj.
- Vendosni MP3 në portën e cigares.
- Në ekranin e MP3 do tju shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj.
- Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
- Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
- Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
- Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
- Me anë të butonave (Next < &> Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
- Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3.
- Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
- Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
- MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
- Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.
- SKU
- 6973598130142
- Pesha
- 0,1 kg
- Kategoria
- Audio & MP3
