Përshkrim
Kamera Inteligjente Wireless me 3 Antena
Përshkrimi:
Lidhje me Telefon dhe Kontroll: Kamera lidhet me telefonin tuaj dhe mund të kontrollohet lehtësisht përmes programit përkatës, duke mundësuar monitorim dhe menaxhim të thjeshtë nga distanca.
Night Vision dhe Drita LED: E pajisur me vizion në natë dhe drita LED, kjo kamerë ofron pamje të qarta dhe detajuar edhe në kushte të errëta, duke siguruar siguri të vazhdueshme gjatë natës.
Ruajtja e Videos: Mbështet kartëmemorie microSD deri në 32GB, duke ofruar mundësinë për të ruajtur video-regjistrime dhe për t’i aksesuar ato kurdo që të jetë e nevojshme.
Rezolucioni i Lartë i Videos: Kamera ofron rezolucion video 1280×720, duke siguruar pamje të qarta dhe detaje të mprehta për çdo aktivitet që ndodh në zonën e mbikëqyrur.
Sensor për Dallimin e Lëvizjes: E pajisur me një sensor të lëvizjes, kamera regjistron dhe aktivizon automatikisht regjistrimin kur detecton lëvizje në ambientin e saj.
Mikrofon për Audio: Kamera ka një mikrofon të integruar, i cili mund të regjistrojë audio në një distancë deri në 5 metra, duke ofruar mundësinë për të dëgjuar gjithashtu tingujt në ambient.
Boks dhe Funksioni i Dëgjimit: E pajisur me boks audio, mund të flisni nga telefoni dhe zëri do të dëgjohet në dhomën ku është vendosur kamera, duke mundësuar komunikim të drejtpërdrejtë.
Detektimi i Lëvizjes dhe Njoftimet në Telefon: Kamera detekton lëvizjet dhe dërgon njoftime në telefon në kohë reale, duke ju informuar menjëherë për çdo aktivitet të dyshimtë.
Këndi i Rrotullimit dhe Përshtatshmëria: Rrotullohet deri në 255° horizontalisht dhe 90° vertikalisht, duke ofruar mundësinë për të monitoruar një gamë të gjerë hapësirash. Këndi vertikal mund të rrotullohet deri në 60° lart dhe 30° poshtë për një vështrim të plotë.
Lehtësia e Konfigurimit dhe Wireless: Kamera është lehtësisht e konfigurueshme, lidhet përmes wireless 2.4GHz, duke ofruar fleksibilitet dhe mundësinë për të qenë aktive pa pasur nevojë për lidhje kablli.
Antena me Fuqi të Lartë Konektiviteti: Pajisur me 3 antena, kjo kamerë ofron fuqi të lartë konektiviteti, duke siguruar lidhje të qëndrueshme dhe të shpejtë.
Konfigurimi:
- Shkarkoni Aplikacionin V380 Pro.
- Logohuni në aplikacion.
- Ndizni kameran. (Kamera duhet të jetë gjithmonë e fuqizuar me energji elektrike).
- Kamera do tiu sinjalizojë për gatishmërinë për konfigurim.
- Në aplikacion klikoni mbi ADD device.
- Skanoni kodin QR të ngjitur në pjesën fundore të kameras.
- Vendosni kodin e wirelessit të ambientit ku do ta vendosni kameran.
- Pasi të vendosni kodin e wireless të ambientit do tiu shfaqet një kod QR të cilin duhet tia drejtoni kameras për ta skanuar.
- Në këtë mënyrë kamera merr konfigurimet e nevojshme të internetit.
- Pasi të ketë marrë konfigurimet kamera do tiu sinjalizojë me zë për gatishmërinë për përdorim.
- Ju mund ta aksesoni kameran nga çdo vendodhje me anë të aplikacionit, mjafton të keni internet.
Nuk ka ende komente.