MP3 me Bluetooth per Makine X14
Lidhje pa tel dhe muzikë në makinë: Transmetuesi MP3 për makina është aksesor i nevojshëm për përdorim në makinë e cila nuk ka opsion Bluetooth për të dëgjuar muzikë. MP3 përdor teknologjinë Bluetooth 2.1 + EDR Class 2 për t'u…
- MP3 makine.
- Mundëson karikimin e pajisjeve tuaja elektronike.
- Përdor teknologjinë e Bluetooth 2.1 + EDR class 2, për lidhje me telefonin tuaj.
- Lidhet automatikisht sapo pajisja të ndizet.
- Distanca efektive 5-10m.
- Mikrofon tv integruar që mundëson kryerjen e telefonatave me anë të MP3.
- 2 porta USB, 1 për karikim 2.1A dhe 1 për dëgjimin e muzikës.
- Funksionon edhe me kartë memorie mikro SD.
- Voltazhi i suportuar kur karikon telefonin input 12-24V.
- Output 5V, 2.1A.
- Përmasat: 7.3 x 4.5 x 3.2cm.
- Pesha: 55gram.
MP3 për makinë X14
Lidhje pa tel dhe muzikë në makinë: Transmetuesi MP3 për makina është aksesor i nevojshëm për përdorim në makinë e cila nuk ka opsion Bluetooth për të dëgjuar muzikë. MP3 përdor teknologjinë Bluetooth 2.1 + EDR Class 2 për t’u lidhur me telefonin tuaj dhe mundëson transmetimin e muzikës në mënyrë praktike nga telefoni në radion e makinës tuaj me anë të valëve të radioS. Pajisja lidhet automatikisht me telefonin sapo ndizet, ndërsa distanca efektive e lidhjes është 5 deri në 10 metra. Përveç Bluetooth-it, suporton edhe kartë micro SD, duke ju dhënë më shumë mundësi për të dëgjuar muzikën tuaj të preferuar gjatë udhëtimit me makinë.
Praktike për Telefonata dhe Karikim: Mikrofoni i integruar në MP3 mundëson kryerjen e telefonatave përmes pajisjes, duke e bërë komunikimin më të përshtatshëm gjatë drejtimit të makinës. MP3 është gjithashtu e pajisur me 2 porta USB, ku njëra shërben për karikimin e pajisjeve elektronike me fuqi dalëse deri në 2.1A, ndërsa tjetra mundëson dëgjimin e muzikës (me anë të një flash USB). MP3 suporton tension 12-24V dhe ofron dalje 5V/2.1A, duke mundësuar karikim të përshtatshëm të telefonit dhe pajisjeve të tjera elektronike.
Dizajn Kompakt: Me përmasa vetëm 7.3 × 4.5 × 3.2cm dhe peshë prej 55 gramësh, transmetuesi ka një dizajn kompakt që përshtatet lehtësisht në ambientin e makinës. Kombinimi i lidhjes Bluetooth, funksionit të telefonatave, dy portave USB dhe mbështetjes për micro SD e bën atë një aksesor praktik për argëtim, komunikim dhe karikim gjatë udhëtimeve.
Përdorim i thjeshtë:
- Ndizni makinën tuaj.
- Vendosni MP3 në portën e cigares.
- Në ekranin e MP3 do tju shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj.
- Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
- Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
- Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
- Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
- Me anë të butonave (Next < &> Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
- Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3.
- Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
- Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
- MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
- Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.
- SKU
- 672852549046
- Pesha
- 0,1 kg
- Kategoria
- Audio--MP3
