Përshkrim
Set me drita LED F2
Karakteristikat:
- Set H7 – H11 – H1.
- Të përshtatshme për modele të ndryshme makinash.
- Ndriçim i fuqishëm LED, 6000 lumen.
- Fuqia 36W.
- Tension DC 9-32V.
- Shkalla e rezistencës ndaj ujit IP65.
- Temperatura e ngjyrave 6500K.
- Jetëgjatësi e madhe deri në 30,000 orë pune.
- Shpërndarje e nxehtësisë, bëhet ndërmjet trupit me material Alumini të cilësisë së lartë (Alumin 6063) dhe ventilatorit me shpejtësi të madhe.
- Temperatura e funksionimit -40°C~+80°C.
- Lehtësisht të instalueshme.
Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave. (H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
- Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas, në drejtimin e akrepave të orës 09:00 & 15:00)
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni llambën.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
(H11)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që diodat LED të jenë të orierientuara majtas-djathtas.
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për mundësi të shtuar ventilimi.
Nuk ka ende komente.