Kavo per Bateri Makine (1500A)

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura

700L

Nuk ka Gjendje

S’ka stok

SKU: 00003376 Kategori:

Përshkrim

Kavo baterie 1500A

Karakteristikat:

  • Të përshtatshme për të bërë të mundur ndezjen e makinës tuaj kur i ka rënë bateria.
  • Lehtësisht të përdorshme.
  • Kavoja është e ndërtuar me material cilësor me trasmetim të mirë të elektricitetit nga bateria në bateri.
  • Peshë e lehtë dhe lehtësisht e transportueshme.
  • Gjatësia e kabujve: 190cm. 

Përshkrimi:

Të përshtatshme për të bërë të mundur ndezjen e makinës tuaj kur i ka rënë bateria: Kavoja e baterisë është dizajnuar për të siguruar një lidhje të sigurt dhe efikase mes dy baterive, duke e bërë të mundur ndezjen e makinës kur bateria e saj është e zbehtë.
Lehtësisht të përdorshme: Kavoja është lehtësisht e përdorshme, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për përdorim në raste emergjence.
Ndërtuar me material cilësor me trasmetim të mirë të elektricitetit nga bateria në bateri: Përdorimi i materialeve cilësore siguron një trasmetim të mirë të energjisë elektrike, duke siguruar një lidhje të qëndrueshme dhe efikase mes baterive.
Peshë e lehtë dhe lehtësisht e transportueshme: Pesha e vogel e bën kavon e baterisë të lehtë për transportim dhe ruajtje në makinë, duke e bërë atë një mjet të përshtatshëm për tu ruajtur në rast emergjence.

Përdorimi:

  • Hapi 1: Afroni automjetet me njëra-tjetrën, mjaftueshëm sa kavot të jenë të lirshme.
  • Hapi 2: Sigurohuni që të dy automjetet të jenë të fikura.
  • Hapi 3: Gjeni polet pozitiv & negativ në bateritë e makinave përkatëse. Kavo e kuqe për polin pozitiv dhe e zeza për polin negativ. 
  • Hapi 4: Vendosni kavon e kuq në polin pozitiv të baterisë së rënë, më pas në polin pozitiv të makinës dhuruese. 
  • Hapi 5: Vendosni kavon e zi në polin negativ të makinës dhuruese më pas në një pjesë metalike të makinës me bateri të rënë. 
  • Kujdes! (Dukeqenë se bateria e makinës përmban, lëndë të ndezshme, lidhja e polit negativ të baterisë mund të shkaktojë shkëndija, të cilat mund të sjellin probleme të shumta elektronike me makinën tuaj, madje mund të shkaktojnë zjarr.)
  • Hapi 6: Pasi të keni lidhur kavon e zezë me një pjesë metalike në makinën me bateri të rënë. Ndizni makinën dhuruese, pas 2-3 minutash duke e lënë në shpejtësi boshe.
  • Hapi 7: Pas 2-3 minutash të tjera, ndizni makinën me bateri të rënë.
  • Hapi 8: Pasi makina të ndizet, lejojeni të qëndrojë për rreth 5-10 minuta e ndezur me shpejtësi boshe. 
  • Hapi 9: Fikni makinat dhe hiqni kavot në rend të kundërt me mënyrën e vendosjes.

Kujdes! Mos i bashkoni kavot me njëra tjetrën kur janë të lidhura me bateritë.

Informacion shtesë

Peshë0.1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Kavo per Bateri Makine (1500A)”