Varg me Drita LED (20 m) – Kundër Ujit
Varg me drita LED: Ky varg me drita LED është i gjatë rreth 20 metra dhe është i veshur me tub plastik transparent për të mbrojtur dritat nga uji. Vargu është i përshtatshëm për dekorimin e ambienteve të jashtme të shtëpisë tuaj. Vargu ka një ngjyrë të bardhë të ngrohtë.
Instalimi: Instalimi i dritave është shumë i thjeshtë dhe i shpejtë. Vargu mund të marrë formën që ju dëshironi dhe funksionojnë duke u lidhur direkt me energjinë elektrike dhe ka një spinë europiane e përshtatshme për prizat në shtëpitë tuaja.
Përdorimi: Vargu me drita është i mir-izoluar dhe ka një strukturë kundër-ujit, ç’ka e bën ideal për dekorimin e mjedisit të jashtëm të shtëpisë suaj. Mund të përdoret për t’u vendosur tek pemët dekoruese të kopështit tuaj. Është ideale për t’u vendosur në ballkonet e apartamenteve tuaja, gjithashtu mund të vendosen edhe për ndriçimin e pemës së Krishtlindjeve. Përdorimi i tyre është në varësi të dëshirës dhe imagjinatës tuaj.