Raft Druri për Mbajtjen e Vazove të Luleve (5 kate)
Raft dekorues për vazo lulesh: Ky raft prej druri ka 5 kate dhe shërben për vendosjen dhe organizimin e disa vazove me përmasa të ndryshme. Ngjyra e bardhë dhe shiritat anësorë në ngjyrë gold e bëjnë të përshtatshëm për ambiente të brendshme, si ballkonet e apartamenteve, korridoret e shtëpive apo hapësira të tjera ku dëshironi të vendosni bimët dekorative. Lartësia e kateve të ndryshme krijojnë hapësirë për vendosjen e vazove me bimë të ndryshme sipas madhësisë së tyre.
Struktura dhe përmasat: Rafti ka një strukturë të qëndrueshme, e cila mund të mbajë një peshë të konsiderueshme dhe disa vazo njëkohësisht. Bazamenti ka sipërfaqe 30.5×30.5 cm, ndërsa kati i dytë ka lartësi 26 cm dhe sipërfaqe 40×22 cm. Kati i tretë ndodhet në lartësinë 50 cm dhe ka sipërfaqe 40×22 cm. Kati i katërt është në lartësinë 74.5 cm me sipërfaqe 22.5×22.5 cm, ndërsa kati i fundit arrin lartësinë 1 m dhe ka të njëjtën sipërfaqe prej 22.5×22.5 cm.
Montimi dhe përdorimi: Rafti vjen i çmontuar në paketim, ku përfshihen të gjitha pjesët e nevojshme për montim. Procesi është i thjeshtë dhe mund të realizohet duke ndjekur udhëzuesin e vendosur në paketim. Pas montimit, mund të përdoret për të sistemuar vazot sipas madhësisë dhe llojit të bimëve, duke shfrytëzuar hapësirën vertikale në ballkon ose në ambiente të tjera të brendshme.