Lule Artificiale (Orkide) – Vazo Qeramike (54 cm)
Lule orkide me vazo qeramike: Lule artificiale orkide me ngjyrë të bardhë, të përshtatshme për dekorimin e ambienteve të shtëpisë. Mund të vendosen në shtëpi private apo apartamente, në tavolinë, dritare, ballkone dhe hapësira të tjera. Lulet mund të përdoren si në ambiente të brendshme, ashtu edhe në ambiente të jashtme. Nëse vendosen jashtë, janë rezistente ndaj kushteve të ndryshme atmosferike dhe nuk kërkojnë kujdes të vazhdueshëm.
Përmasat dhe materiali: Vazoja e lules është prej qeramike dhe ka një lartësi prej 8.5 cm dhe diametër 12.5 cm. Përmasat totale të orkidesë janë 54 cm lartësi dhe 15 cm gjerësi. Këto përmasa e bëjnë të përshtatshme për t’u vendosur në vende të ndryshme, pa zënë shumë hapësirë.
Dizajni dhe mundësi të ndryshme përdorimi: Ngjyra e bardhë e orkidesë e bën të përshtatshme për kombinim me ambiente dhe stile të ndryshme dekorimi. Përveç përdorimit si aksesor për shtëpinë, kjo lule artificiale mund të zgjidhet edhe si dhuratë për raste të ndryshme.