A5078

Shtepi Modulare Polikarbonat ne Forme Kupole (4.8×3 & 2.8×2.7m)

Kontakto për stokun Në Artikuj për Ambjente të Jashtme

Shtepi Modulare Polikarbonat ne Forme Kupole (4.8x3 & 2.8x2.7m) Shtëpi Moderne - multifunksionale: Shtëpia modulare me tualet të bashkëngjitur është projektuar për të ofruar një hapësirë praktike, komode dhe moderne për ambiente të jashtme. Falë dizajnit kompakt është e përshtatshme…

Çmimi aktual 600000 L
Transporti i shpejtë në Shqipëri Na shkruani në WhatsApp për gjendjen e stokut
Pyet për stokun

  • Shtëpi & tualet modular.
  • Zgjidhje moderne për ambiente të jashtme.
  • Përdorim i gjerë: si shtëpi pushimi, si dhomë e ndarë për restorant, si dhomë hoteli, etj.
  • Bashkëngjitur tualet për komoditet dhe privatësi të shtuar.
  • Material rezistent polikarbonat & aliazh alumini.
  • Material termoizolues, me nivel të lartë bllokimi zhurmash.
  • Kompakte, me rezistencë ndaj kushteve atmosferike.
  • Përmasat e Shtëpisë: 480 x 300cm.
  • Përmasat e tualetit: 280 x 270cm.
  • Shirita LED në pjesën anësore të strukturës së shtëpisë.

Shtepi Modulare Polikarbonat ne Forme Kupole (4.8×3 & 2.8×2.7m)
Shtëpi Moderne – multifunksionale: Shtëpia modulare me tualet të bashkëngjitur është projektuar për të ofruar një hapësirë praktike, komode dhe moderne për ambiente të jashtme. Falë dizajnit kompakt është e përshtatshme për përdorime të ndryshme, si shtëpi pushimi, dhomë hoteli, hapësirë e dedikuar për restorante apo ambiente të tjera akomoduese dhe komerciale. Kjo zgjidhje kombinon estetikën moderne me përdorimin efikas të hapësirës, duke iu përshtatur nevojave të ndryshme tuaja. E pajsur me shirita LED në pjesën anësor për t’i dhënë ambientit tuaj pamje fantastike.
Materiale cilësore: E ndërtuar me polikarbonat rezistent dhe aliazh alumini, kjo strukturë ofron qëndrueshmëri dhe përshtatshmëri për përdorim në ambiente të jashtme. Materialet janë projektuar për t’iu rezistuar kushteve të ndryshme atmosferike, ndërsa vetitë termoizoluese dhe aftësia për të kufizuar depërtimin e zhurmave kontribuojnë në krijimin e një ambienti më të rehatshëm dhe të qetë për klientët tuaj (qoftë gjatë ngrënies nqs, përdoret si hapësirë restoranti ose fjetjes nqs. përdoret si dhomë hoteli, shtëpi pushimi apo dhomë AirBnb). Konstruksioni modular e bën atë një alternativë praktike për projekte që kërkojnë funksionalitet dhe shfrytëzim optimal të hapësirës.
Komoditet dhe privatësi e shtuar: Tualeti i bashkëngjitur ofron komoditet në përdorim dhe më shumë privatësi, duke e bërë këtë zgjidhje veçanërisht të përshtatshme për qëndrime pushimi, akomodim turistik dhe përdorim në biznese. Ndarja e hapësirës së banimit nga ajo sanitare rrit prakticitetin dhe përmirëson përvojën e përdoruesve, pa pasur nevojë për një strukturë të veçantë shtesë. Shtëpia është e ndërtuar me material polikarbonat të tejdukshëm, për të mundësuar pamje të hapësirave përreth ambientit ku e keni montuar.
Përmasa kompakte: Shtëpia modulare ka përmasa 4.8 × 3m (480cm diametër dhe 300cm lartësi), ndërsa tualeti ka përmasa 2.8 × 2.7m (280cm diametër dhe 270cm lartësi). Këto dimensione ofrojnë një zgjidhje funksionale për organizimin e hapësirës në ambiente të jashtme, duke e bërë produktin të përshtatshëm për shtëpi pushimi, struktura akomoduese, restorante dhe projekte të ndryshme komerciale. Me kombinimin e dizajnit modern, materialeve rezistente dhe komoditetit të integruar, kjo shtëpi modulare përfaqëson një alternativë praktike për krijimin e hapësirave të reja të përdorshme në bizneset apo ambientet tuaja të banimit.
SKU
A5078

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.