A2218

Rehabilituese per Doren e Majte – Pajisje Fizioterapie Masa:L

Kontakto për stokun 15 shitje Në Trupi & Shendeti

Rehabilituese për Gishtat e Dorës: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal dhe profesional. Mundëson rehabilitimin e gishtave të dorës tuaj (të majtë) - pajisja mundëson edhe trajnim ose rehabilitim të vetëm një ose disa gishtërinjëve (njëkohësisht).

Çmimi aktual 2800 L
Transporti i shpejtë në Shqipëri Na shkruani në WhatsApp për gjendjen e stokut
Pyet për stokun

  • Rehabilitues për dorën & gishtat.
  • E përshtatshme për gishtat e dorës së majtë.
  • Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal & profesional.
  • Lehtësi kontrolli me anë të modulit elektronik.
  • Modalitete të ndryshme përdorimi (sipas nevojës)rregullim intensiteti & shpejtësie.
  • Mundëson bërjen e fizioterapisë në kushte shtëpie.
  • Përzgjedhje e gishtave - me anë të valvulave përkatëse.
  • Peshë e lehtë - komode në përdorim.
  • Ndërtuar me material rezistent & fleksibël.

Rehabilituese për dorën e majtë – Pajisje fizioterapie

Rehabilituese për Gishtat e Dorës: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal dhe profesional. 
Mundëson rehabilitimin e gishtave të dorës tuaj (të majtë) – pajisja mundëson edhe trajnim ose rehabilitim të vetëm një ose disa gishtërinjëve (njëkohësisht). 

Pajisja është ideale për individët që kanë probleme të ndryshme me funksionimin e gishtërinjëve ose të dorës së majtë, përshembull (pas lëndimeve, operacioneve, apo sëmundjeve të ndryshme që ndikon në forcën dhe lëvizshmërinë e duarve). 
Pajisja është e përshtatshme për përdorim në kushte shtëpie, duke ofruar rehati dhe efikasitet për trajtimin dhe përmirësimin e gjendjes tuaj fizike.

Aksesor Fizioterapie: Doreza është e përshtatshme për fizioterapi në kushte shtëpie.
Doreza është e lehtë dhe e fuqishme, e dizajnuar për të mundësuar përdorim të thjeshtë dhe të sigurt nga individët, duke u siguruar që çdo trajnim të kryhet me efikasitet. 
Ky aksesor ofron një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë rehabilitim të duarve, duke përmirësuar forcën dhe lëvizshmërinë e gishtërinjëve dhe duarve në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.

Modul Elektronik: Aksesor i pajisur me modul elektronik. 
Me anë të modulit elektronik ju keni mundësinë e  kontrollimit të nivelit të trajnimit (shpejtësisë dhe intensitetit). 
Moduli përdor kompresorin elektronik për të mundësuar lëvizjen e gishtave të dorës. 

Material Rezistent: Rehabilituesja është e ndërtuar me material rezistent copë të ajrosshme. 
Pjesa e sipërme është e pajisur me valvula për përzgjedhjen e lëvizjes të vetëm një gishti apo të gjithëve njëkohësisht. 

Pyetje të shpeshta:

  1. Për çfarë lloj problematikash është e përshtatshme Rehabilituesja e Dorës?
    Ky produkt është i përshtatshëm për individët që kanë probleme me funksionimin e duarve dhe gishtave, si pasojë e lëndimeve, operacioneve, artritit, sëmundjeve të sistemit nervor, ose pas paralizës. Përdoret për rehabilitimin e forcës dhe lëvizshmërisë së duarve dhe gishtërinjve.
  2. A mund ta përdor në kushte shtëpie?
    Rehabilituesja e dorës është projektuar për tu përdorur në kushte shtëpie. Moduli elektronik i lejon përdoruesit të kontrollojë intensitetin dhe shpejtësinë e trajnimit, duke ofruar mundësinë për një rehabilitim të sigurt dhe të përshtatshëm nga komoditeti i shtëpisë tuaj.
  3. Si funksionon moduli elektronik?
    Moduli elektronik përdor një kompresor për të mundësuar lëvizjen e gishtërinjve të dorës. Përdoruesi mund të rregullojë shpejtësinë dhe intensitetin e lëvizjes për të përshtatur trajtimin sipas nevojave të tij. Ky modull ndihmon në kontrollimin e trajtimit për një rehabilitim të personalizuar.
  4. A mund ta përdor për rehabilitimin të vetëm një gishti?
    Pajisja është e pajisur me valvula të veçantë që ju mundëson të përzgjedhni lëvizjen e vetëm një gishti ose të gjithë gishtërinjtë njëkohësisht. Kjo ofron fleksibilitet dhe mundësi për rehabilitimin e gishtërinjëve individualisht – sipas nevojës tuaj.
  5. A mund ta përdor për dorën e djathtë?
    Jo, doreza është e përshtatshme vetëm për dorën e majtë – nuk rekomandohet përdorimi për dorën e djathtë.

Si përdoret? 

  1. Hapni dorezën – vendosni gishtat një nga një me kujdes duke vendosur ngjitëset. 
  2. Tubin e dorezës montojeni në modulin elektronik. 
  3. Modulin vendoseni në fuqizim. 
  4. Vendosni dorën në pozicion stabël
  5. Ndizni pajisjen duke e mbajtur për 2 sekonda shtypur. 
  6. Mbyllni valvulat e gishtërinjëve në rast se nuk keni nevojë të trajnoni. 
  7. Përzgjidhni modalitetin – e punimit. 
SKU
A2218
Pesha
0,1 kg

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.