Përshkrim
Përparëse për Qethje LV
Përshkrimi:
E lehtë për tu pastruar: Përparësja për qethje është bërë nga materiale të lehta për tu pastruar, duke e bërë mirëmbajtjen e saj të thjeshtë. Pasi përfundon qethja, mund të pastrohet lehtë nga flokët e mbetura duke përdorur një furçë të vogël ose duke e shkundur.
Kundër ujit: Përparësja është e bërë nga material kundra ujit, që e bën të përshtatshme për përdorim gjatë larjes së flokëve ose kur aplikohet ujë dhe produkte të tjera. Duke e mbajtur klientin të thatë dhe të rehatshëm.
Materiali: Përparësja është prodhuar nga poliester, një material i lehtë dhe i qëndrueshëm, që siguron rezistencë ndaj konsumit të përditshëm dhe është shumë praktik për përdorim të gjatë në sallone.
Multifunksionale: Kjo përparëse është dizajnuar për përdorime të ndryshme në një sallon, si qethje, larje, stilim dhe ngjyrosje. Ajo mbron rrobat e klientit nga flokët, uji, dhe produktet e përdorura gjatë qethjes dhe stilimit.
Kapëse metalike: Përparësja vjen e pajisur me kapëse metalike që mundësojnë rregullimin e madhësisë, duke ofruar një përshtatje të sigurt dhe të qëndrueshme për klientë të të gjitha moshave dhe madhësive.
Jakë me llastik: Jakë e pajisur me llastik, që i përshtatet qafës së klientit për të parandaluar hyrjen e flokëve dhe produkteve brenda përparëses. Llastiku siguron një mbulim të rehatshëm dhe të rregullt gjatë të gjithë procesit të qethjes.
Ngjyra dhe dizajni: Kjo përparëse vje me dizajn LV me monogram dhe me logon Barber Shop , gjithashtu vje në ngjyra të ndryshme si e kuqe, jeshile apo e zëzë.
Nuk ka ende komente.