Kavo Baterie (3000A)
Kavo baterie: Aksesor emergjence, mundëson ndezjen e makinës tuaj kur ju ka rënë bateria e makinës tuaj. Kavoja mundëson transmetim energjie në 3000Amp. Material Rezistent: Kavot e baterisë janë të ndërtuara me material rezistent PVC.
Na kontaktoni
- Aksesor emergjence.
- Kavo për ndezje makine.
- Transmetim 3000Amp (maksimalisht).
- Kavo me gjatësi 300cm.
- Veshje me material rezistent PVC.
- Diametër 14mm.
- Lehtësi përdorimi.
- Secila kavo është e pajisur me kapse rezistente(me ngjyrë dalluese e kuqe - pozitiv, e zezë - negativ.
Kavo baterie (3000A)
Përshkrimi:
Kavo baterie: Aksesor emergjence, mundëson ndezjen e makinës tuaj kur ju ka rënë bateria e makinës tuaj.
Kavoja mundëson transmetim energjie në 3000Amp.
Material Rezistent: Kavot e baterisë janë të ndërtuara me material rezistent PVC.
Kavot janë me trashësi 14mm, mundësojnë transmetim energjie deri në 3000A.
Lehtësi Transportimi & Përdorimi: Kavot e baterisë janë të përshtatshme për përdorim personal.
Të pajisura me çantë transportimi, me anë të së cilës mundësojnë transportim dhe magazinim i lehtë.
Përdorimi:
- Hapi 1: Afroni automjetet me njëra-tjetrën, mjaftueshëm sa kavot të jenë të lirshme.
Distanca ideale është rreth 1.5 metra nga njëra-tjetra. - Hapi 2: Sigurohuni që të dy automjetet të jenë të fikura.
- Hapi 3: Gjeni polet (pozitiv & negativ) në bateritë e makinave përkatëse.
Kavo me kapse të kuqe për polin pozitiv dhe kavo me kapse të zezë për polin negativ. - Hapi 4: Vendosni kapsen e kuqe në polin pozitiv të makinës me bateri të rënë, më pas në polin pozitiv të makinës dhuruese.
- Kujdes! (Dukeqenë se bateria e makinës përmban, lëndë të ndezshme, lidhja e polit pozitiv të baterisë mund të shkaktojë shkëndija, të cilat mund të sjellin probleme të shumta elektronike me makinën tuaj, madje mund të shkaktojnë zjarr.)
- Hapi 5: Vendosni kapsen e zezë në polin negativ të makinës dhuruese më pas në një pjesë metalike të makinës me bateri të rënë.
- Hapi 6: Pasi të keni lidhur kapsen e zezë me një pjesë metalike në makinën me bateri të rënë. Ndizni makinën dhuruese, pas 2-3 minutash duke e lënë në shpejtësi boshe.
- Hapi 7: Pas 2-3 minutash të tjera, ndizni makinën me bateri të rënë.
NQS. nuk ndizet me herën e parë, provojeni sërisht pas 2 minutash. - Hapi 8: Pasi makina të ndizet, lejojeni të qëndrojë për rreth 5-10 minuta e ndezur me shpejtësi boshe.
- Hapi 9: Hiqni kavot në rend të kundërt me mënyrën e vendosjes.
Hiqni kavon në polin negativ të makinës me bateri të rënë, më pas në baterinë e makinës dhuruese.
Hiqni kavon në polin pozitiv të makinës tuaj (me bateri të rënë) më pas në baterinë e makinës dhuruese.
Kujdes! Mos i bashkoni kavot me njëra tjetrën kur janë të lidhura me bateritë.
- SKU
- A1120
- Pesha
- 0,1 kg
- Kategoria
- Aksesorë Emergjence & Sigurie





















