Përshkrim
Kriko makine (1.5T) – Mekanik
Përshkrimi:
Aksesor Emergjence: Kriku është i përshtatshëm për përdorim personal.
I përshtatshëm për përdorim në rast emergjence, kur ju nevojitet ndryshim i gomës së makinës.
Mundëson ngritjen e makinës në kohë të shpejtë në lartësinë e nevojshme për:
të ndryshuar gomën, për të mundësuar pastrim detajist apo për të kontrolluar defektet e ndryshme.
Material Rezistent: Kriku mekanik është i ndërtuar me material rezistent, çelik.
Mundëson rezistencë të theksuar, suport peshe prej 1500kg (1.5Ton).
Dizajn kompakt me peshë të lehtë, për lehtësi lëvizje.
Përmasat: 34 x 8cm, lartësia maksimale e sugjeruar 27cm.
Lartësia: 80mm – 270mm.
Përdorim i Lehtë:
Për zëvendësimin e gomës në rast dëmtimi:
- Poziciononi krikun në vendin e posaçshëm për ngritjen e makinës.
(Secila makinë ka një vend të posaçshëm për ngritjen e makinës,
në mënyrë që të mos dëmtoni strukturën e makinës tuaj). - Lironi dadiçekët e gomës
- Pasi të poziciononi krikun, filloni ta ngrini derisa goma të jetë në ajër.
- Hiqni gomën
- Vendosni gomën rezervë.
- Vendosni dadiçekët (Shtrëngojini lehtë me dorë)
- Ulni krikun.
- Shtrëngoni dadiçekët e gomave.
Nuk ka ende komente.