MP3 per Makine C6
Aksesor i përshtatshëm për përdorim në autovetura të cilat nuk kanë opsion për lidhje të radios (sistemit audio të makinës) me Bluetooth, AUX apo nuk kanë porta USB për dëgjimin e muzikës tuaj të preferuar. Mbështetja e muzikës Bluetooth /…
- MP3 me Bluetooth.
- Aksesor argëtues për makinë.
- Bluetooth v5.0+EDR.
- Ekran LCD.
- 2 porta USB.
- Frekuencat: 87.5 - 108.0MHz.
- Dëgjim muzike me anë të Bluetooth, USB & micro SD.
- Drita LED.
- Strukturë plastike ABS.
- Fishë AUX e përfshirë në paketim.
- Përmasat: 7x5x14cm me peshë trupore prej 130gram.
MP3 per Makine C6.
Aksesor i përshtatshëm për përdorim në autovetura të cilat nuk kanë opsion për lidhje të radios (sistemit audio të makinës) me Bluetooth, AUX apo nuk kanë porta USB për dëgjimin e muzikës tuaj të preferuar.
Mbështetja e muzikës Bluetooth / TF Card / U disk: MP3 mund të lidhet me pajisjet e jashtme si smartphone apo tabletë përmes teknologjisë Bluetooth. Gjithashtu, mundëson dëgjim muzike me anë të një karte TF (Micro SD) ose një USB, gjithasthu me anë të fishës AUX të përfshirë në paketim mundëson dëgjimin e muzikës së preferuar pa interferencë.
Dizajn kompakt me peshë të vogël për komoditet transportimi dhe përdorim. Me përmasa 7 x 5 x 14cm dhe me peshë prej vetëm 130gram.
Mbështet thirrjet me anë të Bluetooth: Nëse lidhet me një telefon përmes Bluetooth, pajisja mundëson marrjen e përgjigjeve telefonike me anë të mikrofonit të integruar. LEhtësisht e kontrollueshme me anë të butonit të integruar për hapjen apo mbylljen e telefonatave.
Ekrani LCD: Pajisja është e pajisur me një ekran LED që mund të shfaqë informacione të ndryshme, duke përfshirë pikat e frekuencës për stacionin e radiove, numrat serial të këngëve kur lexohen nga një kartë TF ose një U disk dhe informacionin e statusit të punës.
Funksioni i karikimit: Pajisja është gjithashtu e pajisur me një portë dalje 5V-2.4A, e cila mund të përdoret për të karikuar pajisjet elektronike të përdoruesit gjatë ecjes me makinë.
Përdorim i thjeshtë:
- Ndizni makinën.
- Vendosni MP3 në portën e cigares.
- Në ekranin e MP3 do tju shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj.
- Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
- Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
- Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
- Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
- Me anë të butonave (Next < &> Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
- Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3.
- Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
- Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car. - Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.
- SKU
- I331804
- Pesha
- 0,1 kg
- Kategoria
- Audio & MP3
