Përshkrim
MP3 me Bluetooth për makinë A9S
Karakteristikat:
- MP3 me Bluetooth
- Bluetooth v5.0
- Ekran LCD.
- 2 porta output (2 USB).
- Karikim QC3.1A & 1.0A.
- Radio frekuencat: 87.5 – 108.0MHz.
- Dëgjim muzike me anë të Bluetooth, USB & micro SD.
- Drita LED RGB të inkorporuara.
- Monitorues Voltazhi (shfaq voltazhin aktual të baterisë).
Përshkrimi:
Aksesor Audio: Aksesor i përshtatshëm për automjete që nuk kanë Bluetooth.
MP3 mundëson transmetim Audio me anë të Bluetooth, USB dhe kartë memories (micro SD).
Lidhja me radion mundësohet me anë të radiofrekuencave (87.5 – 108.0 MHz).
Lidhet automatikisht me Bluetooth pas lidhjes së parë me telefonin tuaj.
Aksesor Multifunksional: MP3 ju mundëson tregimin e voltazhit aktual të baterisë së makinës tuaj, në ekran.
Përveç kësaj me anë të 2 portave output ju keni mundësinë e fuqizimit të pajisjeve tuaja elektronike.
Karikim Fast Charge (QC) 3.1A dhe karikim normal 1.0A.
Përdorim i thjeshtë:
- Ndizni makinën tuaj.
- Vendosni MP3 në portën e cigares.
- Në ekranin e MP3 do tju shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj.
- Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (87.5MHz).
- Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
- Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e ndryshimit të ngjyrave.
- Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
- Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
- Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3.
- Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
- MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
- Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.
Nuk ka ende komente.